_ KUSH JEMI NE?

Rreth nesh


Iden tuaj Ne e hedhim ONLINE

Reweb.al është një agjensi marketingu e specializuar në ndertimin e faqeve të internetit, zhvillimin dhe optimizim SEO si dhe Social Media Marketing. Përgjegjësia jonë është për të krijuar një dizajn unik për faqen tuaj dhe ta pozicionojm atë në pozitat e larta të motorëve të kërkimit. Tek reweb.al përpiqemi të kryesojmë me zhvillimin dhe prodhimin e teknologjive më të përparuara të industrisë së informacionit, duke përfshirë këtu sistemet kompjuterike, software dhe sistemet e ruajtjes së informacionit.

Ne i përkthejmë këto teknologji në vlerë për klientët tanë përmes zgjidhjeve profesionale dhe shërbimeve këshilluese. Ne jemi të përkushtuar për të punuar drejt një shoqërie të qëndrueshme për gjeneratën e ardhshme.


Entuziastë dhe të përkushtuar

Skuadra jonë përbëhet nga një ekip profesionistësh të përkushtuar e të motivuar për të tejkaluar pritshmerine e klientëve, nëpërmjet ofrimit të një shërbimi të shkëlqyer në treg. Kjo skuader është e përkushtuar për të përmbushur kërkesat e klientëve me nivelin më të lartë të profesionalizmit, ekspertizës dhe shërbimit, duke u mbështetur në ndërtimin e marrëdhënieve të forta e afatgjata me klientët, partnerët dhe palët e treta.

Klient të kënaqur

197

Experiencë

12 vjet


Projekte

854


Skuadra jonë

5 persona

_ SHËRBIMET TONA

Jemi gjithmonë një hap përpara me kërkesat e tregut.

01

Strategji Biznesi


Strategjia e biznesit ka për qëllim t’ju ndihmojë të arrini objektivat e biznesit tuaj. Me një vizion për drejtimin e biznesit, ju mund të krijoni udhëzime të qarta në strategjinë e biznesit për atë që duhet bërë dhe kush është përgjegjës për të.Strategjia e biznesit udhëzon drejtuesit e niveleve të larta, si dhe departamentet për atë që duhet dhe nuk duhet të bëhet, në përputhje me vlerat thelbësore të organizatës.

Shumë strategji biznesi artikulojnë detajet operacionale se si duhet të bëhet puna për të maksimizuar efikasitetin. Njerëzit që janë përgjegjës për taktikat kuptojnë se çfarë duhet bërë, duke kursyer kohë dhe përpjekje.

KONTAKT